Rrëfimi i babait nga Vitia: Vajza me leukemi, mjekët më kërkonin para

Autori:Avdyl Pajaziti

Është rrëqethës rrëfimi i Gazmend Halilit nga komuna e Vitisë, që ka treguar në detaje për keqtrajtimin që i është bërë atij dhe të bijës së tij S. Halili, të sëmurë nga leukemia, derisa po trajtohej në Repartin e Pediatrisë Onkologjike të QKUK-së. Nga qyteti Marburg i Gjermanisë, me emocione të thella, përmes telefonit, Halili ka rrëfyer në detaje peripecitë e tij pas diagnostikimit të vajzës së tij me leukemi.

Më shumë se sëmundja e vajzës, thotë t’ia kenë bërë disa mjekë të pediatrisë, e veçanërisht pediatri Bardhyl Abrashi, që punon në repartin e hemato-onkologjisë.

Halili ka folur me emër e mbiemër për gjithë stafin mjekësor që derisa të bijës së tij i rridhte gjaku për hundë e gojë, tentonin të përfitojnë nga ai. “Unë ende jam në Gjermani, duke mjekuar vajzën time nga sëmundja e leukemisë”, ka thënë babai i 5-vjeçares, S. Halilit. Më 15 janar të vitit të kaluar, ai kishte dërguar vajzën e tij në QKUK. Mjekët thotë se nuk i tregonin fillimisht për dyshimet që kishin. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrefimi-i-babait-nga-vitia-vajza-me-leukemi-mjeket-me-kerkonin-para/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala