Rrëfimi i amerikanit që u mbijetoi dy sulmeve terroriste

Një amerikan i cili u arratis nga terroristët gjatë koncertit të grupit të rrokut në Bataclan, natën e sulmeve në Paris, mund të quhet njeriu më me fat në botë. Ai i ka mbijetuar edhe sulmit të shtatorit në vitin 2001 në Nju Jork.
36-vjeçari i quajtur Matthew u qëllua në këmbë nga sulmuesit në Bataclan, por u hoq sikur kishte vdekur dhe u zvarrit për të dalë jashtë, teksa vrasësit rimbushnin armët e tyre.
“Fillova të zvarritesha centimetër pas centimetri”, tregon Matthew. Menjëherë pasi doli jashtë sallës së koncertit, ai u gjet nga Daniel Psenny, një gazetar i “Le Monde”, dhe një burrë tjetër, që filluan ta tërhiqnin zvarrë.
Ky ishte rasti i dytë nga i cili Matthew dilte i gjallë. Në 11 shtator të vitit 2001 ai kishte qenë në një rrugë më poshtë Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Ai ishte në një takim pune, kur një aeroplan i “United Airlines” goditi një prej Kullave Binjake.
“Vrapova në gjysmën e Manhattan’in. Por ajo që më ndodhi në Bataclan ishte 1 000 herë më keq”, thotë Matthew, teksa rrëfen ngjarjen për “The Independent”.