Rrahman Rama merr FSK

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me një ceremoni zyrtare bëhet dorëzim-pranimi i detyrës të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku Kadri Kastrati pritet t’i dorëzojë detyrën Rrahman Ramës. Kjo do të bëhet me leximin e dekretit të Presidentes për dekretimin e Komandantit të FSK-së.

Në ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.

Ceremonia e ndërrimit të Komandantit të FSK-së, do të fillojë me inspektimin e njësive të FSK-së, nga komandanti i FSK-së dhe presidentja e Kosovës.

Trupa frymore e FSK-së, do të interpretojë disa pika instrumentale dhe në fund, bëhet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Komandantit të FSK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrahman-rama-merr-fsk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala