Rrahman Rama, komandant i FSK’së

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjeneral i FSK-së, Rrahman Rama, do të jetë komandat i ardhshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këtë mandat, ai pritet ta marr me 15 mars.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka thënë se ky ndryshim po bëhet për shkak se komandanti i tanishëm, Kadri Kastrati, del në pension po me 15 mars. Sipas Demollit, Rama i plotëson kriteret për drejtimin e FSK-së, raporton Gazeta Tribuna.

Qeveria e ka miratuar kërkesën e ministri Demolli, duke i propozuar presidentes që ta bëjë emërimin e Ramës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrahman-rama-komandant-i-fskse/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala