Rrahje e rëndë për borxh

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje të rëndë, nga të cilët njëri e ka pësuar më keq.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi janë rrahur mes veti. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar njëri nga të dyshuarit i cili ka pranuar tretmanë mjekësor.

Në vend-ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një shufër metali. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrahje-e-rende-per-borxh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala