Rrahja e stjuardesës për një sendviç nga shqiptari, lajm në mediat ndërkombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe mediat e njohura ndërkombëtare kanë raportuar për rastin e një shqiptari që rrahu një stjuardesë për një sendviç

Një aeroplan i Easyjet është detyruar që të aterojë pasi që një pasagjer goditi stjuardesën të cilën e nokautoj pasi që ai tha se “kishte pritur shumë për një sendviç”.

Tani ky lajm ka pushtuar edhe mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm të Kosovës , pasi që personi që nokautoj stjuardesën është kosovar.

Lajmin e ka dhënë edhe prestigjiozja britanike, “Daily Mail”, ku ka treguar se si pasagjeri kosovar kishte goditur stjuardesën pasi që i kishte bërtitur asaj se ka pritur “gjysme ore” për një sendviç.

Kështu udhëtari kishte grushtuar stjuardesën dhe kishte vazhduar me goditje edhe kur ajo ishte rrëzuar.

Drama ndodhi në bordin e fluturimit të aeroplanit nga Gjeneva në Prishtinë, shkruan Daily Mail.

Për arsye sigurie aeroplani ka ateruar në aeroportin e Fuminicino të romës.

Për këtë ndodhi kanë shkruar edhe media të ndryshme italiane dhe zvicerane dhe tani kanë filluar që të shkruajnë edhe ato anglofone.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrahja-e-stjuardeses-per-nje-sendvic-nga-shqiptari-lajm-ne-mediat-nderkombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala