Rrahim Pacolli: Sot të fillojë zbatimi i targave provuese për qytetarët serbë

Autori:Gazeta Fjala

“Është dashur të fillojë para 12 ditëve, shpresoj se fillon të zbatohet sot”.

Ai është shprehur se kanë kaluar afro dy muaj nga kërkesa e tij për ngrirje të kësaj marrëveshje ose zbatimit të saj në mënyrën e njejtë siç po zbatohet nga pala serbe.

Pacolli ka thënë  se nëse nuk fillojnë të zbatohen sot tabelat provuese, kjo nuk është në rregull dhe sipas tij kjo është kompetencë e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Nga kjo po dëmtohen qytetarët e Kosovës”.

Ai gjithashtu ka deklaruar marrëveshja është reciproke dhe duhet të vlejë njëlloj për të dyja palët.

“Nëse marrëveshja është reciproke atëherë nuk është në rregull që për qytetarët e Serbisë të jetë ndryshe e për qytetarët e Kosovës ndryshe”.

Pacolli gjithashtu ka shtuar se ankesat nga ana e qytetarëve po rriten çdo ditë e më shumë lidhur me vështirësitë në të cilat po hasin andaj ky problem duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrahim-pacolli-sot-te-filloje-zbatimi-i-targave-provuese-per-qytetaret-serbe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala