Rrahet një polic në Prizren

Autori:Avdyl Pajaziti

Një zyrtar policor në Prizren është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën “Haki Taha”, ndërsa ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar, i cili sipas policisë, edhe gjatë arrestimit ka qenë agresiv dhe jokooperativ.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrahet-nje-polic-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala