ROSU në kufi me Maqedoninë dhe Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Të dielën në mesnatë, forca të shumta të njësisë speciale të Kosovës, ROSU janë nisur për në pikën kufitare të Kosovës me Maqedoninë.

ROSU është ndarë në dy grupe, disa janë stacionuar në Hanin e Elezit e disa të tjerë në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit, transmeton koha.net.

Vendimi për të dërguar policinë në kufi vjen pas zhvillimeve më të reja në Kumanovë.

Merret vesh se Policia do të monitorojë kalimet në kufi pas raportimeve se disa qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në luftimet me forcat maqedonase në fundjavë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rosu-ne-kufi-me-maqedonine-dhe-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala