ROSU ishte në veri

Autori:Zekirja Shabani

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU, së bashku me EULEX-in, si dhe përfaqësues  tjerë ligjor në Kosovë, të mërkurën kanë hyrë në veri të Kosovës.

Ata kanë qëndruar mes fshatit Zupç dhe Zubin Potokut në veri të Kosovës, për të rikonstruar ngjarjen në lidhje me vrasjen e policit Enver Zymberi që ka ndodhur në këtë vend më 2011.

Policia rreth orës 9:00 ka ndërprerë komunikacionin, derisa është bërë rikonstruimi i vendit të ngjarjes.

Se kjo do të ndodhë sot e paati konfirmuar për Gazetën Fjala edhe Astrit Kolaj nga Prokuroria e Shtetit një ditë më parë.

Enver Zymberi, u vra më 26 korrik 2011 kur konvoji me të cilin udhëtonte ai, u sulmua rrugës për në pikën kufitare Porta 31./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rosu-ishte-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala