Romania me ekonominë më të mirë në Evropë

Eurostat ka lansuar të dhënat e fundit tremujorëshe të GDP-së për Evropë, dhe ato tregojnë se ekonomia Finlandeze është ekonomia me performancën më të dobët në tremujorin e fundit – duke rënë për 0.6 për qind në krahasim me tremujorin e kaluar. Në anën tjetër, Romania kishte rritjen më të madhe, me 1.4 për qind, transmeton Gazeta Fjala.
Grafiku i mëposhtëm tregon rezultatet e tremujorit të tretë të 2015-ës për ekonomitë Evropiane.
Gjithashtu, dy vende tjera kanë përjetuar rritje negative në tremujorin e kaluar: Greqia dhe Estonia, me -0.5 për qind. Ndërsa, Polonia dhe Slovakia janë në vend të dytë – që të dyja patën rritje për 0.9 për qind.
Siç tregon grafiku, rritja në kontinentin Evropian përgjithësisht është pozitiv në tremujorin e fundit – rritja mesatare qëndroi në 0.3 për qind./WEF/,/GazetaFjala/