Roja bregdetare në Sarandë shpëton motobarkën me shtetas grekë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia kufitare shqiptare në Sarandë dhe roja bregdetare greke kanë shpëtuar paraditen e së shtunës një mjet lundrues në avari, në bordin e të cilit ndodheshin 4 shtetas grekë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet portuale lokale, sipas të cilave operacioni i shpëtimit ka nisur që në orën 7 të mëngjesit, kur motobarka ndodhej në ujërat territoriale shqiptare, në ishujt Fanon përballë Dhërmiut.

Personat në mjetin lundrues, dy të rritur dhe dy fëmijë të moshave 7 dhe 4 vjeç, të ndodhur në vështirësi edhe nga rryma detare kanë njoftuar rojën bregdetare helene.

Kjo e fundit ka lajmëruar kolegët shqiptarë, të cilët janë nisur me 3 mjete lundruese dhe bashkë me dy motovedeta greke të nisura nga vendi i tyre kanë nisur kërkimet.

Rreth orës 13:00 është bërë i mundur lokalizimi i motobarkës në avari, e cila ndodhej 2 milje brenda ujërave territoriale shqiptare, dhe u është ardhur në ndihmë personave në bord.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/roja-bregdetare-ne-sarande-shpeton-motobarken-me-shtetas-greke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala