Robertson: Kosova do të jetë pjesë e BE-së

Autori:Gazeta Fjala

Ish- sekretari i përgjithshëm i NATO-së George Robertson i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi u përkulën sot para pllakës përkujtimore të të rënëve në masakrën e Poklekut në komunën e Drenasit.

Në vendin ku paramilitarët serb dogjën fëmijë dhe pleq ish- sekretari Robertson u kthye edhe njëherë pas 16 vitesh për të nderuar viktimat.

“Jam pjesë e historisë së Kosovës, këtu janë e ardhmja e vendit. Mu kujtuan vuajtjet e familjarëve që kanë përjetuar , ajo na kujton se sa e rëndësishme është të shikojmë nga e ardhmja. T’i kujtojmë ata që dhanë jetën për liri dhe t’i kthejmë sytë nga e ardhmja e këtij shteti,që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Robertson në Poklek.

Ndërsa zëvendës kryeministri Hashim Thaçi, tha se ndjehen krenar e të lumtur për vizitën e ish sekretarit të NATO-s, të cilin e quajti liri të shpresës.

Thaçi tha se pa angazhimin e sekretarit, Kosova do të ishte e vetmuar dhe në duart e kasapit Sllobodan Millosheviq.

Ish sekretari i NATO-s George Robertson pranoi mirënjohje nga komuna e Drenasit dhe fëmijët e shkollë s “Fazli Grajçevci” të fshatit Poklek

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/robertson-kosova-do-te-jete-pjese-e-be-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala