Roberto Saviano: Mafia po e pengon bashkimin kombëtar

Autori:Zekirja Shabani

Rivaliteti mes mafias Kosovare dhe asaj të Shqipërisë po e pengon bashkimin kombëtar. Kështu thotë gazetari dhe shkrimtari Roberto Saviano në një intervistë të dhënë për Alba Malltezi, duke përmendur edhe disa familje mafiozenë Tiranë dhe Prishtinë që e pengojnë këtë gjë.

“Unë besoj se pas distancës politike Kosovë-Tiranë është rivaliteti mes mafiave dhe familjeve të Tiranës dhe familjeve të Prishtinës, por jo mes popullatës, e cila është e lumtur të jetë e bashkuar. Janë shqiptarë, duan të rrinë nën shqiponjënshqiptare, por nuk e duan këtë disalloj pushtetesh”, – shprehet ai.

Sipas tij, mafia kosovare ka një lidhje më të afërt me familjet mafiozetë serbisë duke mos pasur më edhe urrejtjen e fillimit të viteve ’90.

“Nëse organizatat kriminale serbe duan të vënë këmbë në Shqipëri – edhe pse nuk e besoj- unë besojse ata përmes Malit të Zi komunikojnë me njëri-tjetrin, nuk ma më një urrejtje si në të kaluarën, në kohë e pasluftës në Ish-Jugosllavi. Por është interesante të kuptohet se si çdo gjë është e lidhur, sesi vendimi i një Presidenti, sjell me vete një sërë zgjedhjesh të këtyre ambienteve. Dhe flitet pak sepse sa herë që unë flas për Kosovën nëpër rrjetet sociale, bëhët një zhurmë e madhe”.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është term shumë i përdorur vitet e fundit, aq sa përdoret shpesh në kontekste të ndryshme edhe nga politikanët e lartë të Shqipërisë. Edhe pse në komunikimin publik flitet shumë për bashkim, tregues real në ekonomi flasin të kundërtën.

Kosova vazhdon të ketë volumin më të madh të shkëmbimeve tregtare me Serbinë, ndërsa mes dy shteteve shqiptareka pasur jo pak raste kur i kanë vendosur bllokadë mallrave në dogana. /Albeu/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/roberto-saviano-mafia-po-e-pengon-bashkimin-kombetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala