Roberto De Niro rikthehet me rol të ri

Pas mini-serive në televizion, është gati një film mbi mitin Enzo Ferrari, piloti dhe biznesmeni që themeloi skuderinë e Kokëkuqes me seli në Maranelo në Italisë.
Dhe ai që do të ketë rolin e protagonistit në skermën e madhe, do të jetë i madhi Roberto De Niro.
“Për mua është një nder që do të tregoj jetën e një njeriu të jashtëzakonshëm që revolucionarizoi botën e motorëve. Do të interpretoj pilotin e madh biznesmen që themeloi shtëpinë automobilistike më të famshme në të gjithë botën”, – ka thënë aktori amerikan me origjinë italiane, tashmë 71 vjeç.
Jeta e Enzo Ferrarit do të përshkruhet nga vitet ’45 deri në ato ’80. Producenti Gianni Bozzachi, shpreson të gjejë një regjisor dhe pret një përgjigje nga Clint Eastwood.