Robert Erzin: IPKO pati rritje të madhe vitet e fundit

Autori:Avdyl Pajaziti

IPKO në katër vjet arriti 600 mijë përdorues përkundër aplikacioneve online, mbulon 60 për qind të internetit në Kosovë dhe çmimet për roaming janë konkurruese në tregun europian.

Drejtori ekzekutiv i IPKO’së, Robert Erzin thotë se kompania që ai drejton po arrin suksese të shumta me gjithë problemet me burokracinë dhe problemet e zhvillimit në një shtet të ri.

Përkundër se në vendet e rajonit kompanitë mobile kanë shënuar rënie në tregun e telefonisë mobile për shkak të aplikacioneve online, IPKO është e vetmja që i ka qëndruar kësaj, madje duke u rritur.

“Në katër vitet e fundit IPKO e ka dëshmuar se që jemi të aftë të zhvillojmë një biznes të suksesshëm në Kosovë”, tha ai.

“Në katër vitet e fundit është rritur për në segmentin mobil për në 300 mijë përdorues në vitin 2011 tani që kemi më shumë se 600 mijë. I kemi rritur për më shumë se 60 për qind në segmentin fiks në vitin e kaluar domthanë pavarësisht se çka është duke ndodh me viber dhe të gjitha aplikacionet të cilat janë duke i përdorur konsumatorët”, tha Erzin në ‘Zona B’ në Klan Kosova.

Por si e arriti IPKO gjithë këtë sukses.

“Është dashur të kemi përdoruesin ose konsumatorin si gjënë kryesore ose numër 1 në kompani dhe biznes”, theksoi ai.

Ndërkohë strategjitë aktuale të IPKO’s kanë qëllim shtrirjen në tërë Kosovën

“Para tre-katë rvitesh neve ishim kryesisht prezent në qytete dhe ishim të kufizuar me infrastrukturën përcjellëse sepse nuk ishim shtrirje në tërë Kosovën prandaj neve kemi krijuar rrjetin prej shumë kilometrave, u kemi ofruar shumë edhe fshatrave dhe ajo çka jemi duke bërë në dy vitet e fundit është se ne po tentojmë që të zgjerojmë infrastrukturën tonë “, theksoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/robert-erzin-ipko-pati-rritje-te-madhe-vitet-e-fundit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala