Risia e WhatsApp, mesazhe edhe kur je offline

Ishte një prej pikave më të diskutuara sa i takon këtij aplikacioni, tashmë bëhet realitet. Nëpërmjet WhatsApp do të mund të dërgoni mesazhe, edhe nëse jeni offline pas një modifikimi të kryer nga kompania.
Për të mundësuar një gjë te tillë, paraprakisht është e nevojshme që të kesh një celular i-Phone me sistem operimi iOS 9 dhe version te përmirësuar të vetë aplikacionit, të barabartë ose superior nga ai 2.12.10.