Rinisin gërmimet në Mitrovicë për dyshim të varrezave masive

Autori:Avdyl Pajaziti

Në jug të Mitrovicës sot kanë filluar gërmimet nga Mjekësia Ligjore me dyshimin për ndonjë varrezë masive, të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha për Klan Kosovën se këto gërmime janë ndalur para gati dy muajve pasi nuk ishte kontraktuar asnjë kompani që gërmon me ekskavatorë.

Për këto vonesa drejtues të komisionit parlamentar për të pagjeturit para disa dite akuzuan mjekësinë ligjore dhe ministrinë e drejtësisë se i kanë zvarritur punët.

Ndërkaq, Gerxhaliu tha se vonesat në procesin e gërmimeve po bëhen dhe për shkak përfshirjes së sekserëve të shumtë të cilët sipas tij nuk kontribuojnë shumë në këtë drejtim.

Sipas tij, komisionit parlamentar për të pagjeturit iu mungon lista unike që duhet ta kenë për të zhdukurit , kur siç tha ai “dihet që ky proces po vazhdon tash e 16 vjet”

Madje drejtuesi i Mjekësisë Ligjore ka drejtuar akuza ndaj kreut të komisionit për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, se nuk po e kryen punën e vet si duhet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rinisin-germimet-ne-mitrovice-per-dyshim-te-varrezave-masive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala