Rinisë dialogu

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në Bruksel pritet të vazhdojë dialogu në mes të Republikës së Kosovës të cilën do ta përfaqësoj kryeministri Isa Mustafa dhe Republikës së Serbisë që do ta përfaqësoj kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, temë do të jetë formimi i Asociacionit të Komunave serbe dhe harmonizimi i gjyqësorit “që siguron të drejtat dhe interesat e serbëve në sistemin e Kosovës”.

Këto informata thuhet se ia dhanë agjencisë Beta burimet diplomatike evropiane, të cilat nuk janë të sigurta nëse do të hapen temat tjera që nuk janë në rendin e ditës. “Këto kanë të bëjnë kryesisht me çështjet e pasurisë së Serbisë në Kosovë, që u nis me tentimet e autoriteteve të Prishtinës për të nacionalizuar Trepçën, si dhe shkarkimin e ministri serb në Qeverinë e Kosovës që u dënua nga Beogradin duke thënë se mund të ketë efekte në dialogun me Prishtinën në Bruksel”, raporton Beta.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Fredeica Mogherini ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq që të takohen në Bruksel dhe vazhdojnë procesin e dialogut. Këtë proces e kishte nisur paraardhësja e Mogherinit Catherine Ashton, ndërsa bashkëbisedues i kishte atëbotë dy ish kryeministra, Hashim Thacin dhe Ivica Daçiqin

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rinise-dialogu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala