“Rings” gjobitet me 10 mijë euro nga ATK-ja

Autori:Avdyl Pajaziti

Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i kanë shqiptuar gjobë prej 10 mijë eurove restorantit “Rings”, në Prishtinë.

Kjo është shuma më e lartë që ky institucion mund t’ia shqiptojë një tatimpaguesi për kuponët dhe arkat fiskale. Administrata Tatimore nuk është përgjigjur nëse ka shqiptuar gjobë të tillë edhe ndaj tatimpaguesve të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

Është pyetur specifikisht sesa gjoba të tilla u janë shqiptuar, ta zëmë, bizneseve të karburantit që qarkullojnë miliona euro në vit, por nuk është përgjigjur.

E janë pikërisht naftëtarët ata që kanë arritur që të ndalin procesin e fiskalizimit të dizajnuar ekskluzivisht për të kontrolluar shitjen naftës. Shumë nga ta nuk lëshojnë as kuponë fiskalë.

Madje, për shkak të ndikimit të madh politik, ky komunitet i biznesit është i vetmi që është mirëkuptuar për ankesat e tyre nga institucionet qeverisëse.

Në ankesën që pronari i “Ringsit”, Ilir Meçani, e ka bërë në Departamentin e ankesave të ATK-së, ka thënë se inspektori qëllimisht ka bërë shkelje të procedurës administrative, duke e gjobitur për moslëshim të kuponëve fiskalë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rings-gjobitet-10-mije-euro-nga-atk-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala