“Ringjallet Rilindja”

Autori:Avdyl Pajaziti

Punëtorët e Gazetës “Rilindja”, do të protestojnë të merkurin nga ora 12 para ndërtesës së Pallatit “Rilindja”, e cila tash shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës.

Sindikata e Pavarur e Gazetës “Rilindja”, ka njoftuar se do të protestojnë për lirimin e peronave të tyre në Prishtinë dhe Tiranë.

“Punonjësit e ish-gazetës “Rilindja, do të protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre, në marrjen e 20 përqindëshit nga objekti i tyre i cili tash sa vjet shfrytëzohet nga institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thekson njoftimi për media.

Pas protestës para Pallatit, punonjësit do të marshojnë drejt selisë së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ringjallet-rilindja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala