Rikthimi i Gjilanit në mikroregjionin Europian

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë vizitës së tij në Bruksel ka zhvilluar takime me nënkryetarin e Brukselit, Ahmed El Ktibi, sekretarin gjeneral të Komitetit të regjioneve të Europës, Jiri Burianek si dhe me përfaqësues të Departamentit për Zgjerim dhe atij për Bujqësi dhe zhvillim rural.

Në takimin me nënkryetarin e Brukselit është biseduar për rikthimin e Gjilanit në mikroregjionin europian, bashkëpunimi me qytetin e Brukselit në fushën e ambientit, efiçiencës së energjisë dhe urbanizimit.

Ndërsa, gjat takimit në mes të kryetari Haziri dhe sekretarit gjeneral të Komitetit të regjioneve të Europës, Jiri Burianek, është biseduar për bashkëpunimin ndërkomunal GJPKT (mikroregjioni europian), infrastrukturën e përbashkët ndërkomunale dhe ndërkufitare. Kryetari Haziri ka biseduar edhe me përfaqësues të Departamentit për Zgjerim për raportin e progresit dhe rolin e komunave të përmirësimin e standardeve.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, takoi edhe përfaqësuesin e Departamentit për Bujqësi dhe zhvillim rural, John A. Clark, me të cilin ka diskutuar për rolin e komunave në zhvillimin e sektorit të bujqsisë.

“Gjilani si qendër regjionale mund të bëhet promotor i zhvillimit ndërkomunal për bujqësi dhe zhvillim rural”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rikthimi-i-gjilanit-ne-mikroregjionin-europian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala