Rikthehet mungesa e rrymës

Autori:Gazeta Fjala

KEDS njofton se që nga nesër për tri ditë radhazi në qytetin e Gjakovës, Pejës, Lipjanit dhe Vitisë do të ketë mungesë të rrymës, për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit, transmeton Gazeta Fjala.

”Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve në trasenë e Linjës Kosovë B – Tiranë”, shkruan në njoftimin e KEDS .

Sipas këtij njoftimi gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin këto fshatra të Gjakovës.

“ Fshati Firaj , Lagjja Nikollaj (një dalje 0.4 KV ) dhe shkolla, po ashtu gjatë punimeve në Hereq te trafo e fundit, do të ndalen tri dalje 0.4 kV”, njofton KEDS .

Në qytezën e Lipjanit do të ketë munges të rrymës që nga ora 12:00 deri në 15:00.

“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Bablaku, Sllovia, Smallusha, Qallapeku, Marevci, Gllavica, Dobratini, Gushterica, Livagja”, shkruan ne njoftim.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara,  Dislokimi i përhershëm i largpërçuesit 10(20)kV nga kompania “MONTING”.

KEDS njofton se më datë 16 në Pejë do të këtë shkyçje prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Llazi, Shtupeqi i Madh, Reka e Allagës, Llotova, Pepaj, Koshutani, Shkreli, Dugaiva, Boge, Stankaj, Hagjaj, Kuqishta, Guri i Kuq, Drelaj, Unior Aqua Drelaj, Drelaj, fabrika e djathit, Malaj dhe Shtupeqi i Vogël”shkruan në njoftimin e KEDS.

Arsyja e shkyçjes në këtë pikë është pastrimi i traseve.

Me datën 16 në Viti shkyçja do të filloj nga ora 11:00 deri në ora 15:00.

“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Begunca ,Lubishta, Shasharja , Letnica Vernakolla”, njofton KEDS.

Arsyet e shkyçjes në këtë pikë janë revizioni i largpërçuesit dhe ndërrimi i shtyllave në largpërçues./ Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rikthehet-mungesa-e-rrymes-per-shkak-te-punimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala