Rihapen bankat në Greqi

Autori:Avdyl Pajaziti

Bankat greke janë rihapur pas mbylljes tre-javore, që synonte parandalimin e shpenzimit të parave të gatshme në vend. Megjithatë, kufizimet në transaksionet dhe tërheqjen e parave mbesin.

Kufizimi ditor është 60 euro tërheqje nga bankomatet, grekët mund të tërheqin deri në 420 euro në javë.

Shumë mallra do të bëhen më të shtrenjta për shkak të një rritjeje në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që Parlamenti e miratoi më 16 korrik, pjesë e serisë së parë të masave shtrënguese të vendosura në Greqi nga kreditorët e saj.

Qeveria gjithashtu pritet të paguajë 4.2 miliardë euro në Bankën Qendrore Evropiane më 20 korrik, në sajë të një kredie afat-shkurtër prej 7.16 miliardëve të ofruar nga Bashkimi Evropian më 17 korrik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rihapen-bankat-ne-greqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala