Rihapet bursa e Athinës, rënie e madhe e aksioneve

Tregu i aksioneve të Greqisë, i rihapur tashmë pas pesë javësh , ndodhet në valën më të egër të shitjes në dekada, duke nënvizuar një krizë që dëmtoi ekonominë dhe vuri në dyshim anëtarësimin e vendit në eurozonë.
Piraeus Bank dhe Banka Kombëtare e Greqisë pësuan sot një zbritje prej 30 përqind, maksimumi ditor i lejuar nga ana e Bursës së Athinës. Indeksi i ASE ka rënë 16 për qind në orën 2:56 në Athinë, pas rënie gjatë gjithë ditës më shumë që 23 për qind, shkruan Bloomberg.
Me udhëzimin e BQE dhe e Bankës Qendrore të Athinës, edhe sot investitorëve vendas nuk u lejohet të blejnë aksione me paratë që rrjedhin nga llogaritë e tyre bankare, por vetëm me ato kesh që zotërojnë në kasafortat bankare ose shtëpiake.
“Situata në tregjet e kapitalit grek kanë për të marrë një rrugë shumë më keq se sa tani,” tha Luca Paolini, shefi i Menaxhimit të Aseteve Pictet në Londër. “Ka rreziqe ende kritike për t’u zgjidhur.”- shtoi ai.
Analistët shpjegojnë se kjo tregon shkallën e krizës me të cilën ende po përballet kryeministri Aleksis Tsipras, teksa po negocion një paketë shpëtimi të tretë me kreditorët e saj, pas gjashtë muajsh që kanë vendosur tendosjen më të madhe në ekonominë greke dhe sistemin e saj financiar.
Rihapja e tregut të aksioneve është vonuar disa herë, gjatë fundit të Korrikut, në pritje të një vendimi qeveritar, ndërsa u vendos më në fund të hapet sot. Takimi i zhvilluar të Shtunën në Athinë, mes ministrit të Financave, Euklidis Tsakalotos, ministrit të Ekonomisë, Giorgos Stathakis dhe përfaqësuesve të kreditorëve ndërkombëtarë është karakterizuar nga një klimë pozitive, shkruajnë mediat vendase./Monitor