Rifillojnë njëanshëm gërmimet në Rudnicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në vendin e quajtur “Jallovicë” të Rudnicës së Rashkës në Serbi kanë rifilluar gjurmimet në kërkim të mbetjeve mortore të trupave të shqiptarëve, të cilët dyshohet sa janë varrosur në një varr masiv në këtë vend.

Por, kësaj here autoritetet serbe nuk i kanë njoftuar fare institucionet përkatëse kosovare, siç është Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, Mjekësia Ligjore e as Këshilli Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të të pagjeturve të Kosovës.

Kjo ka shtyrë Këshillin Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të të Pagjeturve të Kosovës, që të deklarohet se “nuk i pranon rezultatet e gërmimeve”.

Bajram Çerkinaj, kryetar i KKAZHK-së, i ka thënë ”Zërit” se ka informacione se kanë filluar gërmimet në Rudnicë, në një vend të quajtur “Jallovishtë” pa prezencën e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rifillojne-njeanshem-germimet-ne-rudnice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala