Rifat Jashari fton për bashkim

Autori:Zekirja Shabani

Përfaqësues institucionesh, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe sot pranë 28 mbetjeve mortore të viktimave që u rivarrosën në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Të dielën, në 16 vjetorin e vrasjes së tyre, homazhe bëri edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Masakra e Rezallës e vitit 1999 ishte dhe mbetet shembulli tipik i gjenocidit të ushtruar nga forcat paramilitare serbe të luftës në Kosovë”, tha nënkryetari i Skënderajt, Fadil Nura.

Në emër të familjes Jashari, Rifat Jashari u shprehu ngushëllime familjarëve që pas 16 vitesh gjetën më të dashurit e tyre.

“Vëllezër dhe motra, ky tubim sot duhet të jetë udhërrëfyes i gjithë ne shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës që të bashkohemi njëherë e përgjithmonë, të punojmë bashkërisht, si popull e si komb”, tha ai.

Kryetari i OVL UÇK, Xhavit Jashari, tha se institucionet e vendit duhet të jenë më të kujdesshme kur bëhet fjalë për luftën dhe sakrificën e të rënëve. Madje, ai përmendi edhe Gjykatën Speciale, për çka tha se nuk kanë nevojë institucionet të votojnë një gjykatë të tillë.

“Sot flet Rezalla se kush i bëri krimet ndaj popullatës së pafajshme. Krimet i bëri Ushtria e Policia e Serbisë. Andaj, sikur sot, edhe nga varret dëshmorët na thonë se nuk ka nevojë të formojmë Gjykata Speciale; nuk kanë nevojë institucionet tona që të votojnë dhe t’i aprovojnë këto gjykata, sepse pastërtia e luftës ishte drejtë, në shërbim të lirisë së atdheut”, tha ai.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, tha se për të arritur deri tek gjetja e tyre kanë pasë nevojë për një punë të madhe ekipore.

Në fshatin Rezallë të Skenderajt, 16 vite më parë, me 5 prill të vitit 1999, u vranë 38 persona. Fillimisht paramilitarët serbë mblodhën gjithë banorët që gjetën, në oborrin e Hashim Dërgutit, me qëllim që t’i pushkatojnë të gjithë. Më tutje, vendosën që t’i lirojnë gratë dhe fëmijët. E, meshkujt i vranë të gjithë.

Trupat e tyre u zhduken nga forcat serbe. Vitin e kaluar 28 prej tyre u gjenden në Rudnicë të Rashkës. Dy janë gjetur më herët, ndërsa tetë të tjerë ende mungojnë

Rruga e Kombit, afër tunelit në Kalimash është bërë vështirë e kalueshme për shkak të reshjeve të borës që kanë rënë të dielën.

Në foto të publikuara nga qytetarët që kanë kaluar gjatë ditës këtë rrugë shihet se bora dhe akulli ka mbuluar autostradën.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rifat-jashari-fton-per-bashkim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala