Ri-aplikimi për anëtarësim në UNESCO tek pas dy viteve

Autori:Avdyl Pajaziti

Udhëheqësit qeveritar të Kosovës, kanë thënë se pavarësisht dështimit për vetëm 3 vota, Kosova nuk do të heq dorë nga anëtarësimi në UNESCO. Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për pranim në sesionin e ardhshëm.

Por që Kosovës t’i jepet sërish rasti për pranim në UNESCO, duhet pritur deri në vitin 2017, ngase Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie të OKB-së, mblidhet një herë në dy vite, raporton lajmi.net.

Kosova ka humbur një rast të madh për t’u pranuar në UNESCO, agjenci kjo e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sot në Paris Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s votoi kundër pranimit të Kosovës në këtë agjenci.

Ishin 92 shtete që votuan pro dhe 50 kundër, ndërsa abstenuan 29. Që të pranohej Kosova, do të duhej t’i merrte 95 vota pro, pra 2/3 e votave që votuan pro dhe kundër, pasi që abstenimet nuk llogariten. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ri-aplikimi-per-anetaresim-ne-unesco-tek-pas-dy-viteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala