Rezidenca e Ibrahim Rugovës vlen 1.5 milion euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Në deklarimin e pasurisë së saj, deputetja Teuta Rugova ka deklaruar edhe pasurinë e trashëguar dhe të përbashkët të familjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ajo ka deklaruar edhe shtëpinë që familja Rugova e ka, e që e ka llogaritur në vlerë 1.5 milion euro. Po ashtu, të deklaruar deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës e ka edhe banesën prej 68 metra katroreve e që e ka vlerësuar me 68 mijë euro.

Teuta ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 25 mijë eurove.

Pos pagës si deputete, Teuta Rugova ka deklaruar edhe 2100 euro që i marrin nga Presidenca si dhe një pagë prej 400 eurove që e merr në LDK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rezidenca-e-ibrahim-rugoves-vlen-1-5-milion-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala