Rexhep Selimi ka një selam për kryeministrin Mustafa

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka një selam për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Selimi në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se shefi i qeverisë i ka vetëm dy rrugë, dorëheqjen ose tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, përfshirë atë për “Zajednicën” dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Se a do të ketë protesta në vend, sipas Selimti është në dorën e vet kryeministrit Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se i vetmi njeri që mund të shmang protestat është kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duket se e ka zgjedhur se do të ketë protesta në këtë vend.

Ai ka paralajmëruar ballafaqim të fuqishëm të opozitës me pozitën të martën ne Kuvendin e Kosovës.

Rexhep Selimi, ish-komandat i UÇK ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron që të vijë në pushtet me dhunë, siç pretendohet nga shumica por që VV dëshiron që përmes votës të marrë timonin e ekzekutivit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rexhep-selimi-ka-nje-selam-per-kryeministrin-mustafa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala