Rexhep Selimi ishte ai që e futi gazin lotsjellës në Kuvend ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Në sallën e Kuvendit para se të gjuhej gazi lotsjellës janë parë duke diskutuar deputeti i VV-së, Rexhep Selimi dhe deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi.

Sipas gazetarit të INFOKUS në ato momente sa kanë qenë duke biseduar, deputeti Selimi është parë duke i dhenë gazin lotsjellës deputetes së AAK-së, Donika Kada–Bujupit.

“Rexhep Selimi, para se me shkur të foltorja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i ka dhënë diçka deputetes Donika Kada –Bujupit. Ajo është parë duke e futur në xhep dhe pasi Selimi iu ka bashkëngjitur deputeteve të tjerë të foltorja, deputetja e ka gjuajtur gazin lotsjellës. Me pas Donika ka planifikuar me deputetin Pal Lekajn dhe ajo e ka hedhur gazin lotsjellës”, ka thënë gazetari INFOKUSI-t.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rexhep-selimi-ishte-ai-qe-e-futi-gazin-lotsjelles-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala