Restoranti ku përveç ushqimit, paguani edhe rrymën që e harxhoni (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një grua në Belgjikë shkon në një restorant kinez, por kur merr faturën në dorë mbetet e shokuar.

Përveç asaj që ka konsumuar në restorant, nëna belge ka gjetur të shkruar në faturën e saj edhe koston e energjisë së përdorur për ngrohjen e biberonit të vogëlushit të saj.

Për të pirë qumështin e ngrohtë, fëmija dy muajsh dhe gruaja u desh që të paguanin një shtesë prej 50 centësh.

E habitur nga fatura, gruaja e publikojë atë në Twitter, e cila u bë menjëherë virale, ku edhe mori shumë komente zemërimi.

“Ne u habitëm shumë“, tha gruaja në një gazetë lokale. “Unë kurrë nuk kam dëgjuar për një restorant që e vë në llogari këtë shërbim”, vijoi ajo duke thënë se nuk do të shkojë kurrë në atë restorant. /gazeta shqip/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/restoranti-ku-pervec-ushqimit-paguani-edhe-rrymen-qe-e-harxhoni-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala