Reshjet e shiut përmbysin Vlorën

Autori:Gazeta Fjala

Reshjet e dendura të shiut, që kanë rënë në gjithë vendin, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe mungesë të energjisëelektrike në disa zona.

Vlora është një ndër qytetet që u gjend në ujë pas reshjeve të shumta trëna gjatë mbrëmjes së të shtunës. Reshjet e dendura dhe moti i keq me erë të fortë ka bërë që veç përmbytjeve të mungojë energjiaelektrike në disa zona në qytet. Energjiaelektrike mungon në Orikum dhe disa fshatra të Selenicës e Novoselës.

Po si pasojë e motit të keq, është pezulluar përkohësisht lundrimi i mjeteve të peshkimit në Portin e Vlorës.

Ndërkohë, më herët është raportuar për mungesë të energjisë elektrike në disazona të Lushnjes, po si pasojë e motit të keq dhe stuhisë që ka goditur zonën. /albeu.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reshjet-e-shiut-permbysin-vloren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala