Rënie temperaturash në fundjavë në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh se gjatë javës të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm ë në fillim do të shoqërohet me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 21-23 gradë Celsius.

Nga dita e mërkurë e tutje, do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira të ç’rregullta dhe jo stabil, i përcjellur me erëra dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat më të theksuara do të jenë në fundjavë, transmeton Koha.net.

Temperaturat do të shënojnë zbritje, kryesisht ato maksimalet, të cilat do të lëvizin nga 15-17 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet e lartë po thuaj gjatë gjithë javës me ndonjë luhatje minimale kah vlerat e normales. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-6m/s.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/renie-temperaturash-ne-fundjave-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala