Rënie rekorde e numrit të azilkërkuesve kosovarë në Gjermani (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i kosovarëve që po kërkojnë azil në Gjermani ka pasur një rënie rekorde. Shumica e atyre që vitin e shkuar kishin kërkuar azil në Gjermani, tashmë janë kthyer në Kosovë ose janë duke pritur kthimin e tyre, transmeton Republika.info.

Sipas medieve gjermane, janë të pakta ato raste kur kosovarët dhe qytetarët tjerë të shteteve të Ballkanit kërkojnë azil në Gjermani. Në vend të kësaj, autoritetet gjermane kanë intensifikuar kthimin e shpejt të tyre në vendlindje. Derisa në muajin mars të këtij viti ishin kthyer vetëm 12 persona nga Landi i Hesenit, në muajin tetor ky numër është rritur në 359 persona.

Në një tabelë të siguruar nga Republika.info, shihet qartë numri i kthimit të emigrantëve nga shtetet e Ballkanit të cilët kanë kërkuar azil në Landin e Hesenit. Siç shihet në tabelë, vetëm në muajin tetor janë kthyer 359 persona, derisa 1090 të tjerë janë kthyer vullnetarisht në shtete të ndryshme të Ballkanit.

Sipas medieve gjermane, kthimi i shpejt i emigrantëve ka dhënë rezultate. Duke u bazuar në statistikat e Landit të Hesenit, derisa në vitin 2014, 8.4 përqind e azilkërkueseve ishin nga Shqipëria, 8.4 përqind nga Kosova dhe 8.3 përqind nga Serbia, këtë vit nga Shqipëria kanë qenë vetëm 1.1 përqind, kurse nga Kosova numri i tyre është shumë simbolik.

“Duket se tashmë të gjithë në rajonin e Adriatikut e kanë kuptuar se gjasat për të qëndruar në Gjermani nuk ekzistojnë”, shkruajnë mediat gjermane. /Republika.info/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/renie-rekorde-e-numrit-te-azilkerkuesve-kosovare-ne-gjermani-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala