Remi: Të ndryshohet koalicioni qeverisës

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka propozuar ndryshimin e koalicionit qeveritar nëse kjo shihet si zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike në Kuvendin e Kosovës.

Rrustem Mustafa,  i cili vitin e kaluar ishte njeriu i vetëm që besonte se PDK dhe LDK do të bëheshin bashkë në Qeverinë e re, tash po propozon zgjerimin ose ndryshimin e koalicionit nëse është kusht për zhbllokimin e Kuvendit të Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e Remit në Facebook:

“Normalizimi i shtetit, nuk ka alternativë.

Udheheqësit e koalicionit te mblidhen, përgjegjësia për mbarëvajtjen e institucioneve nuk guxon të anashkalohet.

Në Parlamentin e Republikës së Kosovës, kemi një opozitë shumë të veshtirë ,dhe të gjitha veprimet e tyre ndodhin në hapësirën e lejuar dhe të toleruar nga ana e pozitës- sepse opozita sidoqoftë ajo, është opozita jonë.

Në anën tjetër, pozita nuk duhet të tolerojë pafundësisht të cenohet demokracia, prandaj duhet shterur të gjitha mundesitë mbrenda dhe jashtë koalicionit, duke respektuar procedurat demokratike per normalizimin e shtetit.

Të zgjedhurit e popullit, duhet ndërruar logjikën e besnikërisë ndaj klanit apo grupit dhe me dinjitet të zhvendosin këtë besnikëri ndaj institucioneve, ndaj votuesit dhe shtetit.

Nëse një rritje, zvogëlim apo çfarëdo ndryshimi në konfiguracionin e koalicionit ekzistues, është çmimi i normalizimit të shtetit, ne duhet të jemi të gatshëm t’a paguajmë.

Për atë dhe kemi votën e popullit.” (sic.), ka shkruar Rrustem Mustafa-Remi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/remi-te-ndryshohet-koalicioni-qeverises/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala