Remi: Koalicioni PDK-LDK nuk është i domosdoshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, sësish ka reaguar ndaj situatës së krijuar, duke ripërsëritur qëndrimin se ka ardhur koha kur kolaicioni i madhe PDK-LDK nuk do të jetë i domosdoshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka kërkuar normalizim institucional duke thënë se liderët duhet pasur kujdes sepse jo me çdo kusht mund të mbajnë pozitat e dëshiruara.

Lexojeni të plotë postimin e Rrustem Mustafës:

“Sfidat institucionale të koalicionit të madh, karshi NORMALIZIMIT TË SHTETIT- me komunikim nën kujdes dhe ndjeshmëri për: Rend, Ligj dhe Edukim..!!

Rritja, zvoglimi apo ndryshimet në kabinetin qeveritar nuk duhet frikësuar askënd, vendit i duhet ecje ndryshe, me dinamik dhe zhvlillim më të përshpejtuar dhe më sfidues.

Nuk guxojmë në asnjë mënyrë të rrezikojm të mirat e arritura deri tani, modelin e suksesit të përbashkët qytetar pozitë dhe opozitë, me mundime të mëdha.

Në bazë të formës së qeverisë, në sistemin parlamentar kryemistri i vendit e ka pushtetin përfundimtar, ai është lideri i pushtetit ekzekutiv dhe ka për obligim të përmirsojë komunikimin ndërinstitucional si dhe atë medial.

Po ofrohet koha kur koalicioni i madh nuk do të jetë domosdo, prandaj liderët duhet pasur kujdes për arsye se jo me çdo kusht munden me qëndru në pozitat e dëshiruara.

Vendit i duhet normalizim institutcional, kjo arrihet me politika e sjellje të qytetëruara dhe komunikim efektiv për të qenë afër prioriteteve në nevojë.

Kemi nevojë për ndjeshmëri të lartë ndaj rendit, ligjit në përgjithësi, të POLITIKËBËSVE në veqanti..!!

Jam i sigurt në zhvillime të mbara duke përparuar ngadal dhe sigurt së bashku me të gjithë që ndihmuan modelin unikat të shtet-bërjes në Kosovë.

E di ska kthim mbrapa..!!”, ka shkruar Remi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/remi-koalicioni-pdk-ldk-nuk-eshte-i-domosdoshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala