Rektorit i mbyllet hyrja në Rektorat

Autori:Avdyl Pajaziti

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu ka tentuar të hyjë sot në vendin e tij të punës, por pasi hyrja ishte e bllokuar nga kandidatët e papranuar në degët Farmaci dhe Stomatologji të Fakultetit të Mjekësisë, ai është kthyer pa tentuar që t’i largojë ata.

Ai u ka thënë protestuesve se nuk mban përgjegjësi për këtë çështje, pasi, sipas tij, ata as nuk janë ankuar.

Po ashtu, asnjë punëtor i administratës nuk është lejuar të hyjë në objektin e rektoratit. Kurse, protestuesit kanë thënë se do të qëndrojnë në hyrje të rektoratit tërë ditën.

Kandidatët e papranuar në këto fakultete akuzojnë rektorin se ka ulur krye në veti kuotat dhe në kundërshtim me vendimin e MASHT-it.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rektorit-i-mbyllet-hyrja-ne-rektorat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala