Rektori Zejnullahu sot ishte në Qeveri (Foto)

Ai ditë më parë u shkarkua nga posti i rektorit, përmes një vendimi të Këshillit Drejtues të UP-së. Por ky vendim u shfuqizua nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Edhe pse ministri Bajrami, edhe publikisht kishte ftuar Zejnullahun të rikthehej në vendin e tij të punës, ky i fundit ende nuk ka folur nëse do të pranojë shkojë sërish në zyrën nga ku javën e kaluar u detyrua të dal.
Lajmi.net, ka siguruar fotografi të cilat dëshmojnë se Zejnullahu sot ka vizituar Qeverinë, e cila në mbledhjen e fundit të mbajtur të shtunën ka marr vendim që Universitetin Publik të Prishtinës ta dërgojnë në zgjedhje të parakohshme.
Sipas këtij vendimi, UP do t’i nënshtrohet zgjedhjeve në 2-3 muajt e ardhshëm dhe i gjithë procesi pritet të përfundojë më së largu në mars të vitit të ardhshëm.
Ky vendim kishte ardhur pas votimit në Këshillin Drejtues të UP-së, për shkarkimin Zejnullahut dhe vendimit të MASHT-it për ta kthyer atë në pozitën e rektorit. /lajmi.net