Rektori Zejnullahu ia punëson gruan Veton Surroit

Autori:Avdyl Pajaziti

Veton Surroi është vënë bashkë me kompaninë e tij në mbështetje të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu dhe duket që kjo mbështetje edhe po i shpërblehet

Në kohën po kërkohet dorëheqja e rektorit Zejnullahu, e studentët po protestojnë çdo ditë për plotësimin e kërkesave të tyre, në mbrojtje Zejnullahut po i del Veton Surroi.

Madje, Surroi ka dalë edhe në marshin e organizuar të martën në përkrahje të Ramadan Zejnullahut, përderisa pati dalë në protestat ku kërkohej dorëheqja e rektorit paraprak, Ibrahim Gashi.

E gjithë kjo mbështetje i është shpërblyer Surroit, me angazhimin e bashkëshortes së tij në Fakultetin e Arteve.

Blerta Syla-Surroi ka filluar punën në Fakultetin e Arteve, si staf i angazhuar në nivelin e studimeve Bachelor. Si staf i angazhuar ajo ka kontratë një vjeçare, ndërsa mban lëndën “Vizatimi 1”.

Prodekani për çështje mësimore në Fakultetin e arteve, Mehmet Behluli në përgjigjen për Express ka thënë se Blerta Syla-Surroi është bashkëpunëtore e jashtme dhe staf i angazhuar me kontratë një vjeçare si ligjëruese e lëndës “Vizatim”, ndërsa për herë të parë është angazhuar si bashkëpunëtore në vitin e kaluar. Këtë vit, Blerta është angazhuar me konkurs të ri për bashkëpunëtor të jashtëm të UP’së, shton më tej në përgjigjen e tij, Behluli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rektori-zejnullahu-ia-puneson-gruan-veton-surroit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala