Rektori Zejnullahu dënohet me 7.000 euro gjobë

Autori:Avdyl Pajaziti

Universiteti i Prishtinës dhe rektori i këtij institucioni, Ramadan Zejnullahu, janë ndëshkuar me 16 mijë euro gjobë nga Inspektorati i Punës, për shkeljen e Ligjit të punës në një konkurs të Fakultetit të Mjekësisë.

Kjo gjobë është ndarë në dy pjesë – 9.000 euro duhet të paguhen nga institucioni, përkatësisht buxheti i Universitetit, kurse 7.000 euro të tjera duhet të paguhen nga vetë rektori i UP-së, pasi që ai është dënuar edhe si person fizik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vendimi ishte marrë më 30 mars, ndërsa dita e fundit e pagesës së gjobave është 2 prilli. Të dy vendimet, kopjet e të cilave i posedon gazeta, janë të ngjashme dhe ato i dallon vetëm emri i bartësit të dënimit, ku në Universiteti cilësohet si person juridik, kurse rektori Zejnullahu si person fizik.

Te vendimi për dënimin e rektorit shkruan se ai është përgjegjës për cenimin e Ligjit të punës, pasi që nuk e ka anuluar konkursin e datës 29.09.2014 për pranimin e asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Infermierisë dhe e Mamisë, ashtu siç i kishte rekomanduar Inspektorati në muajin shkurt, pas një inspektimi që kishte bërë në UP, rreth këtij konkursi..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rektori-zejnullahu-denohet-me-7-000-euro-gjobe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala