Reichel: Kosova është shumë afër liberalizimit të vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takimin me të dërguarin e posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Ernst Reichel.

Në takim fillimisht u bisedua për gjendjen aktuale të krijuar në Kuvendin e Kosovës si pasojë e veprimeve të opozitës. Ambasadori Reichel theksoi se “fajtori për këtë situatë është opozita e cila duhet t’i respektojë rregullat e demokracisë parlamentare, ku pakica nuk mundet që me veprime të dhunshme të ia imponojë vullnetin shumicës”.

Nga ana e tij kryetari Veseli theksoi se është duke bërë përpjekje që në Kuvendin e Kosovës të ruhet fryma e demokracisë parlamentare, duke vazhduar me insistim në mjetet demokratike për afrimin e pozitës dhe opozitës. Veseli shtoi se “ Kuvendi nuk mund të bllokohet dhe do të vazhdojë punën e tij në një paketë projektligjesh më shumë rëndësi për zhvillimin e vendit”.

Në takim u bisedua edhe për proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik. Ambasadori Reichel theksoi se Kosova është shumë afër përmbylljes së procesit të nënshkrimit të MSA-së dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetari Veseli falenderoi Ambasadorin Reichel për mbështjen e fuqishme që Berlini po i jep në vazhdimësi Kosovës dhe shprehu nevojën bisneset gjermane të investojnë kapitalin e tyre në ekonominë kosovare. Zhvillimi ekonomik është agjenda të cilën qytetarët e Kosovës e presin nga të zgjedhurit e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reichel-kosova-eshte-shume-afer-liberalizimit-te-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala