Reichel: Jemi të shokuar me dhunën e opozitës në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ernst Reichel, i ngakurar i Ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Gjermania dhe bashkësia ndërkombëtare janë të shokuar me dhunën e cila po përhapet në Kosovë, si dhe për dhunën që ndodhi në fundjavën e kaluar gjatë demonstratave të opozitës.

Ai në një intervistë për Deutche Welle ka theksuar se më shqetësues është fakti se opozita nuk është distancuar qartë nga kjo dhunë.

“Ne kemi përshtypjen se opozita gjendet në një rrugë të gabuar, nga e cila duhet të kthehet sa më parë. Ne jemi të bindur se kemi nevojë që të kthehemi në rrugën demokratike, ku mund të zhvillohet një debat demokratik për mendimet dhe qëndrimet e ndryshme”

” Debati duhet të zhvillohet në parlament me argumente dhe jo me gaz lotsjellës apo koktej molotov” ka deklaruar Reichel.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reichel-jemi-te-shokuar-me-dhunen-e-opozites-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala