Refugjatët në kufirin greko-maqedonas përleshen me policinë

Autori:Gazeta Fjala

Përleshjet mes policisë dhe emigrantëve të zemëruar, të cilëve po u ndalohet hyrja në Maqedoni nga Greqia, kanë shkaktuar 40 të plagosur.

Ushtarët maqedonas kanë ngritur një gardh të ri në kufirin jugor me Greqinë të shtunën, për të menaxhuar krizën. Dhjetëra emigrantë të bllokuar në Greqi, pasi vendet ballkanike ndërmorën masa më të ashpra për hyrjen, kanë qëlluar me gurë policinë.

Sipas raporteve, policët maqedonas kanë hyrë madje për pak çaste në territor grek dhe kanë hedhur bomba tymuese mbi protestuesit. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se, 18 policë janë plagosur në përleshje. Rreth 20 emigrantë u trajtuan gjithashtu në spital, për dëmtime në kokë dhe probleme me frymëmarrjen.

Organizata ndërkombëtare e Emigracionit “IOM” bën të ditur se, 105 mijë emigrantë kanë kaluar përmes Maqedonisë, pas mbërritjes së tyre në Greqi këtë muaj. Në 2015-n, rreth 720 mijë emigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë arritur në Greqi.

IOM njofton se, pjesa më e madhe e tyre kanë udhëtuar më tej nëpërmjet Maqedonisë. Rrugëtimi më i preferuar i emigrantëve ishte ai që, përmes Maqedonisë, i çon ata më në veri, drejt Gjermanisë dhe Skandinavisë.

Shumë prej atyre, që nuk lejohen të hyjnë në Maqedoni, janë nga Irani, Pakistani dhe Maroku.

/ Top Channel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/refugjatet-ne-kufirin-greko-maqedonas-perleshen-me-policine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala