Refugjatët ia mësyejnë Kroacisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një ditë pasi Hungaria mbylli kufirin e saj me Serbinë, emigrantët që po vijnë kryesisht nga Siria, kanë gjetur një rrugë të re.

Grupi i parë i tyre ka mbërritur në Kroaci, prej nga shpresojnë të vazhdojnë udhëtimin drejt Gjermanisë.

Kroacia thotë se nuk do lejojë njerëzit që të kalojnë.

Kriza e emigrantëve ka shkaktuar edhe një çarje të re në Europë.

Kufizimet në kufi dhe përplasja për numrin e refugjatëve që duhet të marrë çdo vend, kanë shënuar një tjetër moment të errët për Bashkimin Europian.

Ndërkohë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë po qëndrojnë qindra emigrantë.

Ata kanë ngritur tenda të improvizuara dhe gjatë natës ndezën zjarre.

kroacia

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/refugjatet-ia-mesyejne-kroacise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala