Refki Shuma i ka 538 euro në bankë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i pavarur i Hanit të Elezit, Rufki Suma, njihet edhe si kryetari më kursimtar i Komunave në Kosovë. Ashtu po del të jetë edhe në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).

Ai në AKK ka deklaruar pasurinë dhe në bazë të deklarimeve, Suma del të jetë mjaftë i varfër.

Kreu i Hanit të Elezit, ka deklaruar shtëpinë e tij prej 160 metrave katror në vlerë prej 50 mijë eurove, e që këtë shtëpi, në bazë të asaj që e ka deklaruar Suma, e ka të trashëguar.

Ndërsa, para të gatshme Rufki Suma ka deklaruar se ka 538 euro..

Në anën tjetër, ashtu edhe sikurse të gjithë të tjerët ai ka deklaruar edhe të hyrat vjetore. Këto të hyra kapin shumën prej 20 mijë e 164 eurove.

Suma pagën vjetore si kryetar i Komunës, në bazë të deklarimeve e ka 21 mijë e 328.29 mijë euro, që në muaj i bie 1027 euro.

Ai po ashtu merr edhe një pension të familjes së dëshmorit, ku nga ky pension Suma merr 421.5 euro në muaj apo në total gjatë gjithë vitit ai i merr 5058 euro.

Suma gjithashtu ka nën përkujdesjen e tij edhe një vajzë të dëshmorit, ku në çdo muaj për këtë vajzë ai merr 23.5 euro apo gjithsej brenda vitit i merr 282 euro.

Po ashtu, Suma ka edhe një pension të TMK-së, që në muaj i merr 208 euro apo total brenda vitit 2496 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/refki-shuma-i-ka-538-euro-ne-banke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala