Recetë në kushte shtëpie për pastrimin e veshëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Mënyra më e mirë për largimin e dyllit dhe infeksioneve nga veshët  është kombinimi i uthullës së bardhë dhe alkoolit medicinal.

Kjo recetë natyrale jep rezultate shumë më të mira se sa preparetet që blehen nëpër barnatore.

Në shumicën e preparatave që blehen ka alkool isopropol që pastron dhe than veshët.

Uthulla ka efektet e një antibiotiku me efekte anti-mikrobe që lufton infeksionet ndërsa kur kombinohet me alkoolin medicinal lehtëson dhimbjet dhe largon dyllin, transmeton Klan Kosova.

Receta:

Përziej një sasi alkooli medicinal dhe uthull të bardhë. Merrni 5 ml nga kjo sasi dhe vendoseni në vesh duke e kthyer kokën në një anë.

Qëndroni në këtë pozicion për një minutë dhe pastaj ngriteni kokën në pozicion normal duke lejuar që të dalë ky lëng nga veshi.

Përdoreni këtë  2 herë rradhazi për një pastrim më efektiv.

Keni parasysh që kjo recetë nuk këshillohet në raste të rënda infeksionesh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/recete-ne-kushte-shtepie-per-pastrimin-e-vesheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala