“Receta” për të zhdukur ISIS-in

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta prestigjioze “The Economist” ka bërë një analizë të luftës në Siri dhe asaj që duhet për të zhdukur rrezikun ISIS.

Sipas gazetës nevojitet një koalicion mes Turqisë dhe Arabisë Saudite për të luftuar në mposhtjen e xhihadistëve.

“Perëndimi ka dy gjëra për të mbrojtur: jetën e qytetarëve të vet dhe vlerat liberale të tolerancës dhe të drejtës”, shkruan Economist.

Gazeta sugjeron se ngritja e një muri për emigrantët do të bënte lojën e ISIS ndaj fuqitë e mëdha duhet të krijojnë një koalicion të fuqishëm për të zhdukur një herë e mirë ISIS-in.

Sipas Economist, përcjell Tema, nevojitet futja në lojë e Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Këto dy shtete veç fuqisë së madhe ushtarake janë pika strategjike që do të ndihmojnë edhe Rusinë dhe shtetet e tjera pjesëmarrëse në luftë.

Economist sugjeron që të ketë ndërhyrje tokësore në Siri dhe Assad të largohet.

Një mandat i OKB të dërgohet në terren duke përdorur trupa turke dhe saudite dhe të vendeve të tjera të gjirit.

Këto vende kanë interes të stabilizojnë një rajon sunit që i kërcënon.

Më pas, nëse fitohet lufta mund të krijohet një qeveri stabiliteti në Siri dhe më pas zgjedhjet e lira.

Gjithashtu duhet bindur Putin se nuk ka nevojë për një aleat si Assad në Lindjen e Mesme dhe të bjerë dakord për largimin e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/receta-per-te-zhdukur-isis-in/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala