Receta për rritje dy herë më të shpejtë të flokëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Një nga recetat më të mira për flokë të shëndetshme është ajo me qepë të kuqe, e cila është prezantuar edhe nga  ekspertët e huaj.
Qepët e kuqe janë të pasura me squfur, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit, që i bën flokët të fuqishëm.

Qepët e kuqe gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe vetitë e tyre anti-bakteriale sigurojnë që, inflamacioni të mbahet larg lëkurës.

Si ta përgatisni maskën

– Merrni 3-4 qepë të kuqe dhe shtrydhini lëngun. Për të bërë këtë veprim mund të përdorni edhe një shtrydhëse.

Përzini një lugë gjelle mjaltë me lëngun dhe aplikojeni atë në skalpin e kokës. Lëreni këtë përzierje në kokë për 15-30 minuta.

Më pas lani flokët me ujë, duke e mbajtur në atë gjendje edhe për një orë tjetër. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në muaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/receta-per-rritje-dy-here-me-te-shpejte-te-flokeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala