Rebeka e mund kancerin

Rebeka, vajza që keni mundur ta shihnit nëpër posterë në çdo kënd të Prishtinës, ku kërkohej ndihmë në mënyrë që të shërohej nga leukemia, pas një beteje gati dy vjeçare arrin ta mundë plotësisht këtë sëmundje.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e Rebekës, Xheraldina Rexhepi, e cila në një postim të saj në Facebook ka shkruar: “It’s a public secret: My baby is cancer free!”
Rebeka ishte diagnostikuar me leukemi para dy vitesh. Rasti i saj kishte prekur shumë qytetarët e Kosovës, të cilët bënë organizime e fushata të ndryshme për mbledhjen e ndihmave për shërimin e saj.
Pothuajse dy vite me radhë, Rebeka ka pasur operacione të ndryshme dhe terapi të rënda, ndërsa tani më në fund duket se e ka fituar bindshëm betejën me këtë sëmundje.